Report TV - Transparency International nxjerr raportin për korrupsionin

  • 6 years ago
Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit, ku Shqipëria renditet e 91, duke shënuar përkeqësim të gjendjes në krahasim me një vit më herët kur ajo ishte radhitur në vendin e 83-të.
OSBE thekson se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë, ndërsa nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare.

?Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit