Report TV - Dhunohet trajneri i Vllaznisë, tentojnë ta godasin me thikë

  • 6 years ago
Trajneri i ekipit të Vllazinës Ernest Gjoka ka rënë pre e një sulmi thikë ditën e sotme, pasi ka debatuar fillimisht me autorët e krimit.
Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Ngjarja ndodhi në fushë sportive "Reshit Rusi" në qytetin e Shkodrës dhe policia ka shoqëruar tre persona si të dyshuar për aktin kriminal.

Gjithashtu edhe vetë Gjoka ka qenë në polici për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes.

Nuk është hera e parë që Gjoka është viktimë e sulmesh të ngjashme.