Ora News - Nesho: S'mund të presim 100 vjet që Erdogani ose djali i tij sulltan të ndryshojë regjim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Shqipëria duhet të jetë e qartë në politikën e saj ndaj Turqisë, duke deklaruar se Ankaraja po financon edhe parti politike në Ballkan.

Nesho: Turqia ka programin e saj për kthimin e neo-otomanizmit. Ata e thonë hapur që me influencat që ne kemi në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ata përkrahin këtë aks të kësaj perandorie të re. Politikisht ne nuk duhet të japim mesazhe të gabuara. Ajo po krijon një klimë të tillë ballkanike duke financuar shoqata dhe madje edhe parti politike dhe mos e quani çudi për t'u shtrirë edhe në Shqipëri.

Pavarësisht se po integrohemi në BE, kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk kemi qartësinë. Ne nuk mund të presim edhe 100 vjet që Erdogani ose djali i tij i vogël sulltan të ndryshojë regjimin. Në sistem mund të presim, jashtë sistemit jo.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nesho-smund-te-presim-100-vjet-qe-erdogani-ose-djali-i-tij-sulltan-te-ndryshoje-regjim