Ora News - Sfida e gjuhës shqipe sot, Shkurtaj: Standard për gjuhën dixhitale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Ditën Nërkombëtare të gjuhës amtare, studiues të gjuhës, kërkues shkencorë dhe përkthyes diskutuan në një tryezë të përbashkët mbi "Sfidat e shqipes sot".

Sipas studiuesit Gjovalin Shkurtaj, zhvillimi i madh i teknologjisë ka sjellë nevojën e vendosjes së një standardi për gjuhën dixhitale sic e quajti ai.

Gjovalin Shkurtaj: Në përhapjen e shpejtë të telefonisë celulare dhe rritjen e shpejtësisë së internetit në këto aparate, gjuhës sa vjen dhe i shtohet trysnia për ta ruajtur, por edhe domosdoshmëria për të ngritur disa standarde që mund të quhen të shqipes digjitale. Këtu do thoja se mbase na duhet një standard për shqipen e përdorur në mënyrën e telefonave celularë që hyjnë në tregun mbarëshqiptar.

Ashtu sic kërkon shteti që barnat, ilacet, të jenë dhe në gjuhën shqipe, ne duhet të kërkojmë të njëjtën gjë dhe nga prodhuesit e kompjuterëve apo softwerëve Windows, Mac etj dhe do kuptojmë që shqipja nuk është vetëm gjuha që na bashkon, por dhe një mjet që e bën hapësirën shqiptare, një treg solemn për tregimin e produkteve në gjuhën shqipe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sfida-e-gjuhes-shqipe-sot-shkurtaj-standart-gjuhen-dixhitale

Recommended