Mbështetje për hapjen e negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çekia rikonfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.



Mesazhi i qartë vjen nga Presidenti i Senatit çek Milan Stec, gjatë punimeve të Forumit të Biznesit të të dy vendeve.



?Ardhja e këtij delegacioni ka edhe një qëllim politik. Marrëdhëniet mes Çekisë dhe Shqipërisë janë të një niveli shumë të lartë, në të gjitha hapësirat. Por përveç marrëdhënieve të mira, ne mbështesim Shqipërinë në hapat e saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë ne jemi të gatshëm dhe dëshirojmë të mbështesim Shqipërinë në çeljen e negociatave për anëtarësim?



Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, tha se raportet mes dy vendeve kanë një histori zhvillimi të vazhdueshëm.



?Çekia për Shqipërinë është një vend i rëndësishëm dhe mbështetës i vendosur për anëtarësimin tonë në BE. Ashtu sikurse ka qenë po kaq mbështetës për anëtarsimin tonë në NATO. Reformat e ndërmarra vitet e fundit, veçanërisht reforma në drejtësi përbëjnë garanci për suksesin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në këto fusha?



Gjatë Forumit, u theksua se bizneset çeke janë të interesuara të forcojnë raportet në dy fusha, ekspertet e produkteve bujqësore shqiptare, si dhe në sektori i turizmit. Ndërkohë, kreu i senatit ka takuar edhe presidentin Meta.