Ju sekuestrohen 3 mina me telekomandë, ja si u arrestuan 2 poseduesit 1 Lezhë, 2 shpallen në kërkim

  • 6 years ago
Policia e Lezhës ka goditur një grup kriminal, duke sekuestruar mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete. Në kuadër të operacionit "GOES ON", uniformat blu kanë vënë në pranga dy persona, si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Policia ka arrestuar shtetasin Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) arrestuar për veprën penale të ?Trafikimit të armëve?, ?Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike? dhe ?Prodhim shitje të narkotikëve? në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe shtetasi Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të ?Trafikimit të armëve? 278/a dhe 25. Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre, ku për shkak të hetimit policia nuk jep të tjera të dhëna për ta.

Category

📺
TV

Recommended