Ora News - Vendi në epidemi fruthi, 132 persona të prekur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

130 persona rezultojnë të prekur nga fruthi dhe Shqipëria zyrtarisht është në epidemi. Në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, opozita, kryesisht LSI, ngriti shqetësimin se vendi është i pa përgatitur për të përballuar pasojat e një situate të tillë. Ndërsa nga të dhënat rezultojnë se 75% e fëmijëve të prekur nga fruthi janë nën 12 muajsh, pra nuk kanë mbushur moshën e vaksinimit.

Vendi është përfshirë zyrtarisht në epidemi fruthi dhe rastet nuk mund të quhen më sporadike.

132 persona rezultojnë të prekur në nivel kombëtar nga fruthi, 75% e të cilëve janë fëmijë nën moshën 12 muajsh që nuk kanë mbushur moshën e vaksinimit.

Diskutimet mbi virusin dhe strategjinë për të frenuar përhapjen e tij tashmë ka zbritur në nivel parlamentar.

Në komisionin parlament të Shëndetësisë, ish-Ministri Petrit Vasili, deputet i LSI-së, tha se vendi nuk ka strategji për tu mbrojtur nga kjo epidemi, institucionet nuk bashkëpunojnë me njëra -tjetrën dhe 10 mijë dozat e vaksinave janë të pamjaftueshme.

Rakacolli: Kemi 132 raste të konfirmuara, kemi dy raste vdekjesh fëmijë nën 1 vjeç. Këtu është një epidemi, ashtu sic është në vendet e rajonit dhe më tej.

Vasili: Institucionet nuk janë komitete si ato komitetet që ngrihen. Ka komitete ndërministrore që ngrihen, por në këtë rast është të marrin situatën në dorë. Unë di që nuk është ngritur.

Ka një kategori, fëmijët që kanë lindur në vitet '80-'90 që duhet të bëjnë dozën e dytë të vaksinës MMR, për shkak se kryerja e një doze të vetme nuk mund të sigurojë imunitet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/situata-nga-fruthi-zevendesministrja-132-raste-te-regjistruara