Vokshi: Do të ribëhet ligji për arsimin e lartë? Nikolla: Ligji nuk është i shkruar në gur

  • 6 years ago
Implementimi i ligjit për arsimin e lartë e vuri përballë komisionit parlamentar të Medias dhe Informimit Publik, për më shumë se 4 orë ministren e arsimit Lindita Nikolla. E pyetur vazhdimisht nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi se a ka shkelur ministrja ligjin duke mos nxjerrë 11 aktet nënligjore në zbatim të ligjit për arsimin e lartë në kohë, Lindita Nikolla dha një përgjigje befasuese.
?Jo nuk e kam shkelur ligjin. Nëse ju gjykoni që është shkelur ligji drejtohuni organeve të drejtësisë dhe unë përgjigjen, më çoni në kokërr të burgut. Edhe mbylleni këtë histori?, tha Nikolla.

Megjithatë, ministrja gjatë debatit ka pohuar se nëse është e nevojshme ligji mund të ndryshohet.

?Ligji nuk është i shkruar në gur, por ajo që është përgjigja e kësaj mazhorance është edhe përgjigja e të gjithë stafeve të universiteteve, që nuk thonë këtë që ju thatë, që sistemi është në kolaps?, shtoi ministrja.