Report TV - Ministri Bushati flet për letrën që i ka dërguar presidenti Meta

  • 6 years ago
Ditmir Bushati garanton presidentin Ilir Meta se do t?i japë çdo informacion të nevojshëm për negociatat me Greqinë. Kryediplomati shqiptar pranoi te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se ka marrë një letër nga kreu i shtetit ku kërkon informacione sa i takon termave të negocimit me Athinën, por sqaroi se trupa e negociatorëve do bëhet publike pasi kreu i shtetit të japë autorizimin për çeljen e negociatave me fqinjin jugor, më pas tha Bushati, ai si ministër i Jashtëm lëshon Plotfuqishmërinë.
?E kam marrë letrën e Metës. Presidenti ka kërkuar informacione shtesë, është një praktikë krejt e natyrshme. Procesi i autorizimit është një proces rutinor. Do i jap shpjegime shtesë, sepse është President i Republikës. Sa i takon emrave të negociatorëve, ato i ka Plotfuqishmëria, unë i kam kërkuar presidentit autorizim. Është normale, kur presidenti ka nevojë për informacione shtesë, ministri i jashtëm t?ia japë këto informacione.