Veliaj pret kryebashkiakun e Veronas:Tirana, një qytet që po ndryshon, rrisim bashkëpunimin

  • 6 years ago
?Një qytet që po ndryshon dhe po zhvillohet?, e vlerësoi Tiranën kryetari i Bashkisë së Veronës, Federico Sboarina, i cili zhvilloi sot një takim të veçantë me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku diskutuan mundësinë e shtimit të bashkëpunimit mes dy qyteteve për projekte në çështjet e transportit publik dhe ndriçimit.

?E falenderoj Erionin që më ka mirëpritur në një mënyrë kaq speciale sepse edhe mikpritja është vlerë. Kam parë shumë gjëra, por mbi të gjitha ajo që më mbeti në mendje nga Tirana është një qytet në zhvillim. Një qytet që po rritet, po zhvillohet në mënyrë të rëndësishme. Nuk e njihja më parë, por ama kam parë foto shumë të bukura si ishte dhe si është tani, një qytet tërësisht i ndryshëm. Duam të jemi në sinergji me një kryeqytet si Tirana sepse të punuarit së bashku, do të thotë të rritemi bashkë; rritje për ju, rritje për ne. Kështu që, pajtohem me faktin se më e mira ende nuk ka ardhur?, tha kryebashkiaku i Veronës, Sboarina.