Report TV - Sipërmarrjet, Rama: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël

  • 6 years ago
?Kemi taksa më të ultë dhe nuk ka burokraci. Ejani investoni, ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël?. Kjo ka qenë ftesa e kryeministrit Edi Rama për mbi 200 sipërmarrjet italiane në ndodhen në Tiranë në kuadër të forumit të biznesit Shqipëri-Itali. Në fjalën e tij, Rama vendosi theksin te avantazhet që Shqipëria ofron për sipërmarrjet e huaja, nga energjia, nafta, mineralet, bujqësi, por mbi të gjitha edhe sektori i turizmit.

?Ne jemi shumë mirënjohës për praninë e të gjithëve, që kanë ardhur në këtë mision shumë të madh. Janë 20 mld euro në këtë sallë, është e pabesueshme për këtë vend, shpresoj shumë që ndonjë euro të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve edhe sepse Shqipëria është një vend, që jo vetëm rritet, por italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të gjitha vlerat dhe të metat, nuk kemi të njëjtën histori, por jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë dhe bërë dhe fituar.