Report TV - EKSKLUZIVE/ Zyrtarët dhe institucionet që fshehin të dhënat

  • 6 years ago
Zbatimi i ligjit të ri për të drejtën e informimit, i konsideruar nga ekspertët si një ndër ligjet më të mira në Evropë, ka nxjerrë në pah institucionet publike dhe funksionarët e lartë shtetërorë, me mungesën më të theksuar të transparencës. Organet dhe zyrtarët që, në shkelje të ligjit të informimit, kanë mbajtur në errësirë dokumentet mbi veprimtarinë e tyre dhe dosje për çështje të caktuara me interes të lartë publik, janë më të predispozuar për t?u përfshirë në praktika korruptive.

Renditja e institucioneve më pak transparentë nga Shqiptarja.com është bërë bazuar mbi fluksin e refuzimeve për të dhënë informacion si dhe mbi vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për urdhërimin sipas rasteve të institucioneve në fjalë, për të dhënë informacionin e kërkuar nga qytetarët, mediat, shoqatat etj. Mbi 90 % të rasteve, Komisioneri për të Drejtën e Informimi ka pranuar ankesat e subjekteve të ndryshme, duke hedhur poshtë të gjitha alibitë e institucioneve apo të zyrtarëve të errësirës, për refuzimin e dokumenteve dhe dosjeve të kërkuara.

Category

📺
TV

Recommended