Tiranë, dalin pamjet e kamerave të sigurisë, momenti kur dy vrasësit ndjekin biznesmenin Begalla

  • 6 years ago
Publikohet video dhe fotot e dy personave që vranë biznesmenin Memli Begalla.
Në pamje dallohen dy të rinj që mbajnë kapuçë në kokë dhe janë përpjekur të mbulojnë fytyrën.

Fillimisht kalon në një tunel biznesmeni Memli Begalla, ndërsa më pas e ndjekin edhe dy autorët. Sapo dalin te sheshi pranë banesës së Memli Begallës, njëri prej autorëve afrohet dhe më pas qëllon me një plumb në kokë këtë të fundit.

Personat në fjalë mendohet se e kanë ndjekur biznesmenin dhe më pas e kanë vrarë, kur ai ka shkuar pranë makinës. Policia po heton këta persona si vrasës me pagesë.

Dyshohet se ata janë paguar nga dikush tjetër për të bërë ekzekutimin. Policia po heton si shkak të vrasjes borxhet dhe mashtrimet që ka bërë biznesmeni Memi Begalla.