Ora News - Paralajmërimi i Xhafaj: Kapni 'peshqit e mëdhenj' dhe lidhjet e tyre ekonomike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë riorganizimi para aksioneve të paralajmëruara për të goditur grupet kriminale dhe në funksion të parandalimit të krimit dhe kontrollit të territorit.

I angazhuar personalisht në prezantimin e krerëve të ri të policive në qarqe, Ministri Fatmir Xhafaj paralajmëroi nga Lezha goditjen e fortë të grupeve kriminale dhe lidhjeve ekonomike.

Xhafaj: Dhe jemi të vendosur për ti goditur fort këto grupe kriminale por njëkohësisht për t'ju prerë atyre dhe lidhjet ekonomie dhe asetet ekonomike që kanë vendosur apo që i kanë si mjet dhe instrument për të ushtruar veprimtari kriminale.

Por në Lezhë, Xhafaj paralajmëroi se përgjegjësi për të gjitha ata persona të përfshirë në atë që e cilësoi batërdi me pronën publike.

Xhafaj: Për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare.

Tolerancë zero ndaj krimit ishte porosia e prerë e Ministrit të Brendshëm edhe për policinë e Shkodrës, në krye të së cilës prej kësaj të shtunë do të qëndrojë Vehbi Bushati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/porostite-e-xhafajt-ne-shkoder-godisni-grupet-kriminale-ndeshkim-nese-nuk-zbatoni-ligjin