Report TV - Dosjet e sigurimit, Maks Velo: Ja si me spiunonte shoku i ngushtë dhe vjerra

  • 6 years ago
Maks Velo ka bërë publike gjatë një takimi organizuar në COD (Qëndra për Hapje dhe Dialog) në kryeministri, se cilët ishin miqtë që e kishin spiunuar. I ftuar për të folur mbi librin e tij më të ri ?Përkthyesi?, në një auditor me gjimnazistë të ?Ismail Qemalit? dhe të gjimnazit të ?Nju Jorkut? Velo u shpreh se ndjehej i tronditur pasi vetëm disa ditë më parë kishte marrë dosjen e tij nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit.
"Këto ditë kam qenë shumë i tronditur, sepse mora dje nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, dosjen time. Kisha 6 muaj që e kërkoja dhe mora dje dojen me rreth 250 faqe. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër?, tha Velo sipas sitit online ?pamfleti.com?

Ai ka bërë publike pasazhe nga kjo dosje duke treguar se një nga njerëzit që e kishte spiunuar ishte miku i tij piktori Llambi Blido. Një tjetër personazh që e kishte spiunuar ishte vjehrra e tij.