A ka nje hetim per ish-Kryeprokurorin Llalla ne Shqiperi?

RTV KLAN

by RTV KLAN

1 view
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu edhe çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes në korrupsion domethënës, vendim i marrë nga sekretari i shtetit, Rex Tillerson.

Për çështjen e Kryeprokurorit Adriatik Llalla, keni informacion se përse është bërë kjo? Pse kjo masë kaq ekstreme.

"I bie që unë punoj në Departament të Shtetit. Nga ajo çka unë lexova aty, akuza ishte e drejtpërdrejtë, çështje korrupsion".

Në çështje korrupsion njeriu duhet të shkojë në burg, nuk i ndalohet viza amerikane.

"Amerikanët nuk të çojnë në burg..."

Jo, por a ka dhe një hetim edhe në Shqipëri?

"Në dijeninë time, për momentin që flasim nuk ka. Zoti Llalla është pjesë e procesit të vetting-ut".

Llalla ka dhënë dorëheqjen nga procesi i vetting-ut...

"Se di çfarë përgjigje do të japë Komisioni, do të ketë një datë për këtë gjë".

Gjyqtarë ose prokurorë që tërhiqen rrugës do të verifikohen në vetting?

"Dosja e tyre për efekt të vlerësimit do të arshivohet, por nëse aty ka element të veprës penale, ata do të referohen për ndjekje penale"./tvklan.al