Ora News - Alban Skënderaj dhe Miriam Cani mbjellin pemën e dashurisë në ditën e Shën Valentinit

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

2 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e të dashuruarve, kryetari i Bashkisë së Tiranës bashkë me personazhe të njohur për publikun kanë mbjellë pemë duke iu bashkuar projektit të gjelbërimit të Tiranës, por duke lënë edhe një kujtim për ata që morën pjesë në këtë aksion.

"Këtë vit mos këput asgjë për dashurinë, më mirë hidh rrënjët dhe shih të rritet ndër vite?"

Nën këtë moto dhjetëra çifte të reja në kryeqytet iu bashkuan në Ditën e të Dashuruarve nismës së Bashkisë së Tiranës duke mbjellë 200 pemë të reja, si simbol i dashurisë së tyre, por edhe duke i dhuruar njëkohësisht qytetit më shumë oksigjen.

Veliaj: Jam shumë i lumtur sot që, në këtë ditë fantastike, na u bashkuan disa nga të dashuruarit më simpatikë dhe më të mirë të qytetit. Ndaj jam i kënaqur që miqtë e mi më të mirë, Albani e Miriami mbollën një pemë jo vetëm për dashurinë, por edhe për vajzën e tyre, një engjëll i qytetit tonë. Unë besoj se kush është artist i mirë është edhe qytetar i mirë.

Veliaj u shpreh se duke treguar dashurinë me një dhuratë si mbjellja e një peme, e cila do të rritet, qytetarët kanë mundësi që t'i lënë gjeneratës tjetër më shumë gjelbërim dhe më shumë oksigjen.

Veliaj: Gjëja më me vlerë që mund t?i lëmë si pajë gjeneratës tjetër është më shumë oksigjen, gjelbërim. Kur pema të rritet dhe të jemi bërë gjyshër, fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat, të thonë se kur prindërit e mi ishin të rinj i lanë diçka qytetit, që unë mund të vij e ta vizitoj dhe të ndihem krenar për kontributin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/alban-skenderaj-dhe-miriam-cani-mbjellin-pemen-e-dashurise-ne-diten-e-shen-valentinit