Ora News - Nis hetimi disiplinor për Dritan Ginën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për ish-kreun e Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Ginën. Shkak ishte refuzimi që ai i bëri Arta Markut, e cila ndërpreu komandimin e tij dhe kthimin në Tiranë.

Ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Elbasanit do të nisë hetim disiplinor, për shkak se refuzoi urdhërin e Arta Markut, për t?u rikthyer si prokuror në Tiranë.

Nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se Gina refuzoi ndërprerjen e komandimit në Elbasan dhe nuk pranoi të njoftonte mbledhjen me prokurorët që t?u komunikonte këtë urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-hetimi-disiplinor-dritan-ginen