Ora News - Përplasje dhe akuza midis Çulit dhe regjisorit Çipi për ndërtesën e Teatrit Kombëtar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati i shpërthyer ditët e fundit për ndërtesën e Teatrit Kombëtar është shoqëruar me debate të forta edhe në studion e "360Gradë" në Ora News.

Regjisori Kastriot Çipi pyeti drejtorin në detyrë të Teatrit, Hervin Çuli nëse kishte ndonjë projekt për Teatrin, por ky i fundit tha se nuk ishte në dijeni.

Pjesë nga debati:

Çipi: Katër vjet pasi ndërtesa konsiderohet e rrezikshme për jetën dhe larg o Zot do kishim vdekur 400-500 vetë. A keni bërë ju ndonjë studim? A keni nisur punën për një projekt të ri?

Çuli: Ajo godinë është jashtë funksionit.

Çipi: Nuk po pyes për këtë. Ka filluar puna për një projekt të ri për Teatrin Kombëtar?

Çuli: Aktualisht nuk ndonjë projekt me sa di unë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perplasje-dhe-akuza-midis-culit-dhe-regjisorit-cili-ndertesen-e-teatrit-kombetar