"Ju flet Moska": Rruga e vilës së Benet Becit është rruga për në burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Ju flet Moska" edhe këtë të hënë kishte në fokus abuzimet e kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci.

Myftaraj: Disa oligarkë të cilët kanë në dorë punët publike me para publike ose të taksapaguesve shqiptarë ose të ndihmave të huaja për Shqipërinë dhe kur flas për punë publike kam parasysh rrugë, Ujësjellësa, ura, spitale. Një nga mënyrat si shprehin arrogancën është cilësia kur ndërtojnë për vete qoftë personalisht, qoftë në një rrugë që do të jetë në shërbim të tyre ose në përdorim prej tyre, familjes tyre për pjesën më të madhe të kohës dhe kur ndërtojnë për publikun ku rrallë do t'iu takojë të kalojnë, ose asnjëherë. Këtij lloji oligarkësh me këtë histori i përket Benet Beci, drejtor zyrtarisht i Fondit Shqiptar të Zhvillimit po faktikisht pronar me qindra milionë euro në dispozicion.

Rruga që të çon në vilën e Becit në Yzberisht e ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Problemi me këtë rrugë është se nuk ka asnjë të metë, mund të merret si modeli i cilësisë sesi duhen ndërtuar rrugët. Nëse do të vinin kontrollorët e huaj do të mbeteshin shumë të kënaqur. Nuk do të kishin çfarë të thonin. Është e standarteve të rrugëve që gjenden në vendet më të zhvilluara të vendeve të BE. Problemi është se është unike, ndryshe nga rrugë të tjera rrugë të financuara me fonde të kanalizuara nga qeveria shqiptare dhe donatorët e huaj përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Duke qenë rruga e shtëpisë së tij e ka bërë me cilësinë më të lartë, ata që punonin e dinin se kjo është rruga e shefit të madh. Por nëse e përdorim këtë rrugë si standard do të shikojmë se ndryshojnë shumë nga rrugët e tjera të ndërtuar nga FSHZH, ndër to dhe rruga e lumit të Vlorës për të cilën është aq i përkushtuar kryeministri Rama, së paku kështu e ka shprehur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-rruga-e-viles-se-benet-becit-eshte-rruga-ne-burg