Report TV - Denoncimi në Policinë Elbasan: Po na terrorizojnë bandat

  • 6 years ago
ELBASAN - Situata e rëndë kriminale në Elbasan, ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve. Ditët e fundit në Policinë e Elbasanit janë bërë dy denoncime nga qytetarët pasi kontrollohen në rrugë për kartat e identitetit dhe u shkojnë në banesa natën.

Bëhet fjalë për dy raste në lagjen ?Emin Matrxhiu? në Elbasan, ku qytetarët kanë denoncuar se disa persona të rrezikshëm i ndalojnë në rrugë. Sipas denoncimit qytetarët kanë thënë se janë persona të rrezikshëm që i mbajnë në vëzhgim për shkak të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në zonë.

Përveçse u janë kërkouar kartat e identitetit, qytetarët thonë se gjatë natës e kanë të vështirë të lëvizin. Denoncimet vijnë pas disa të shtënash armësh që kanë ndodhur në lagjen ?Emin Matraxhiu?, ku në dy raste është tentuar të vritet Ardjan Çapja. Në Elbasan policia prej kohësh mban në vëzhgim disa persona me precedent penal, por në asnjë rast nuk është vendosur për tu ndërhyrë. Deri më tany Elbasani është ?vatër e nxehtë? për shkak të përplasjeve me armë që kanë ndodhur.

Category

📺
TV

Recommended