Report TV - Përplasen 3 automjete në Berat një grua në gjendje të rëndë

Report TV

by Report TV

0 views
Aksident i rëndë automobilistik në Berat. Tre mjete janë përfshirë në një aksident të rëndë, njëri prej të cileve ka dal nga rruga.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kombinat-Uznove, mes dy urave, asaj të Goricës dhe urës së varur.

Raportohet për tre të plagosur dhe një grua është në gjendjë të rëndë e cila është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia dhe terreni i lagësht. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.