Kryetari i PD-se Lulzim Basha u pyet nga gazetarët lidhur me përzgjedhjen e deputetit të ri në qarkun e Beratit, pas dorëheqjes së Eduard Halimit.
Pak ditë më parë u publikuan qendrimet e dy zonjave në listën e PD për qarkun e Beratit, të cilat thanë se nuk do ta pranojnë mandatin.
Pyetja: Si e shpjegoni dorëheqjen e zonjave kandidate?
Basha: Astrit Veliaj është i numri 2 në listën Beratit. PD për shkak të kuotave gjinore .. KQZ vendos se kush do të marrë mandatin. Këto janë çështje të KQZ-së dhe të vullnetit të personave përkatës
Po a ngjan ky rast me Arben Ndoken?
Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan Tv juaj me një motoskaf droge, sepse Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion. Ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet në asnjë nga kandidatët, kushdo qoftë deputet i ardhshëm.
Përgjigja iu dha gazetares së Vizion+ gjatë një konference që Basha zhvilloi jashtë selisë PD, pas mbledhjes së grupit parlamentar.