Gjendet nje gomone me droge ne Vlore

  • 6 years ago
Policia ka sekuestruar një gomone me lëndë narkotike pranë Petroliferës në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve të ABC News, në mjetin lundrues me gjatësi 5 metra nuk u gjet asnjë person.

Rreth 500 kg kanabis u sekuestruan, ndërsa hetimet janë duke vijuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Mendohet se ngjarja mund të ketë lidhje me fuoristradën që u gjet e zhytur në det mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit të vjetër të Vlorës.

Ka dyshime që gomonia të jetë braktisur nga trafikantët për shkak se mbeti në cekëtinë nga mbingarkesa.