'Vettingu' mban peng gjyqtarët, asnjë zëvendësim, Gjykata e Lartë: 22 500 dosje pa shqyrtim

  • 6 years ago
?Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar? është ky postulat që është kthyer në fakt në Gjykatën e Lartë shqiptare. Report Tv ka mundur të zbardh një raport të kësaj gjykate e cila pranon se ka mundur të shqyrtojë vetëm 21% të dosjeve të qytetarëve që presin një të drejtë nga kjo gjykatë.

Sipas raportit në vitin 2017 me tre kolegjet e saj atë civil, penal dhe administrativ Gjykata e Lartë ka shqyrtuar 4713 çështje nga 22 500 që ndodhen ende në arkivën e saj për t'u shqyrtuar. E përkthyer në përqindje situate paraqitet e tillë ku 79% e dosjeve janë ende pa një vendimarrje. Vetë gjykata pranon se ?Numri i madh i çështjeve të grumbulluar ndër vite mbetet një problem shqetësues për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë?.