Vrasja e Ivanoviç, arrestohen dy policë serbë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e të shtunës dy policë serbë, nën dyshimet se kanë manipuluar provat për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic.



Dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ata po hetohen për mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit si dhe pasojat e veprimeve të tyre.



Në një njoftim të Inspektoratit thuhet se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, policia ka kontrolluar edhe shtëpitë e tyre dhe tek njëri është gjetur revolja e tipit TT me dy karikatorë me nga 9 plumba, të cilën e ka mbajtur pa leje.



Arrestimi i tyre mbërrin një ditë pas daljes së lajmit në mediat serbe, ku thuhej se Kosova kishte informuar Serbinë me dosjen hetimore të vrasjes së Ivanoviç.



Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, ?Liria, Demokracia, Drejtësia?, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar në veriun e Mitrovicës.