Report TV - Përgjigjja e ministres Mirela Kumbaro për protestën e artistëve

  • 6 years ago
Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar nga qyteti i Korçës për protestën e artistëve që u mbajt ditën e enjte në Tiranë. Artistët kanë protestuar për projektligjin e ri për Artin e Kulturën dhe që të mos zhvendosen nga Teatri Kombëtar tek Turbina.
?Ligji aktual pë Artin dhe Kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizem duhet të përhapet edhe tek institucionet e tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore.

Projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë ne faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me email tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën, sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinthe burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit.

Recommended