Ora News - Raporti i FMN: Shqipëria e fundit në Rajon për infrastrukturën rrugore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket zhvillimit të infrastrukturës.

Në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar analizohet gjendja e rrugëve në Ballkan ku konstatohet se të gjitha vendet e rajonit janë shumë larg mesatares së Bashkimit Europian.

Serbia është vendi që ka zhvillimin më të mirë në infrastrukturë me rreth 30% larg mesatares së BE-së ndërsa Shqipëria thuhet në raport është 70% larg mesatares europiane.

Gjendja e rrugëve vlerësohet e rëndësishme për integrimin Ballkanit dhe nisur nga kjo FMN vlerëson se kjo gjendje mund të kufizojë integrimin më të thellë rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe ul interesin për to si një destinacion për hyrjet e investimeve të huaja direkte.

FMN analizon se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i fondeve të ulta të përdorura për ndërtim të infrastrukturs. Në raport Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon vendeve të Ballkanit të bëjnë kujdes me dhënien e PPP-ve për rrugët në mënyrë që të ulin rreziqet për buxhetin e shtetit sidomos vendet me borxh të lartë publik ku përfshihet dhe Shqipëria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-fmn-shqiperia-e-fundit-ne-rajon-infrastrukturen-rrugore