Report TV - Kozeta Kurti: Këngëtarja Sydney Ellis për herë të parë në Tiranë

  • 6 years ago
Pas një suksesi në javën që lamë pas, tashmë Fusion rikthehet me një tjetër event.
Sydney Ellis, një këngëtare me zë fantastik vjen për të performuar këtë të premte dhe të
shtunë rreth orës 22:00. Për të folur më shumë rreth këtij eventi, ishte sot e pranishme
në studion e Rreze Dielli, Kozeta Kurti, e cila dha një panoramë më të detajuar për
ardhjen e Sydneyt për herë të parë në Shqipëri. Me historinë e saj të veçantë në
përfshirjen e botës së muzikës në moshën 44 vjeçare ne jemi gjithë sy e veshë për të
shijuar interpretimet e Ellis. Këto evente që do të zgjasin 4 javë e çelën siparin javën e
shkuar me këngëtaren e hitit të famshëm Endless summer, Oceana e cila solli një
spektakël të vërtetë. Ndërkohë që jemi në pritje të të tjerë artistëve në 2 javët në
vazhdim, mos harroni të ndiqni Sydney Ellis sot dhe nesër pranë Fusion në Aba
Business Center.
Kozeta Kurti e ftuar në Rreze Dielli
Ditën e sotme do të flasim për muzikë, për një super këngëtare e cila pritet sot të vijë ne
Shqipëri dhe është e ftuar sot tek Fusion. Prezantojmë kush është Sidney Ellis. Ajo
konsiderohet si një ndër këngëtaret xhaz më të mira me një zë të mrekullueshme.

Recommended