Ora News - Alibeaj: Kërkojmë analizë në mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Komisionin e Ligjeve ka nisur diskutimi i amendamenteve të propozuara nga PD për ndryshimet në Kushtetutë lidhur me emërimin e prokurores së përgjithshme.

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i kërkoi ekspertëve një analizë mbi veprimtarinë paralmentare të Komisionit të Reformës në Drejtësi se cila ka qenë arsyeja e ndryshimit të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithëm.

Enkelejd Alibeaj: "Rregullimi faktik i mënyrës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm , ngjarje e cila daton së paku nga 18 dhjetori e këndej, duke marrë në analizë veprimtarinë parlamentare dhe ekstraparlamentare që ka influencuar në këtë ngjarje të zgjedhjes të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, a është në linjë me standartet ndërkombëtare, të Komisionit të Venecias, vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe me standartet e tjera të kombëtare tashmë të ngurtësuara në ndryshimet kushteturse të Reformës në Drejtësi?

Do të kërkoja nga ekspertët një analizë mbi të gjithë veprimtarinë paralmentare të Komisionit të Reformës në Drejtësi se cila ka qenë arsyeja apo motivimi për mënyrën sesi do të duhej të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë?"

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/alibeaj-kerkojm-analize-mbi-ndryshimet-ne-menyren-e-zgjedhjes-se-prokurorit-te-pergjithshem