Report TV - Grabitja e blindave të bankës, zgjaten me tre muaj hetimet për bandën

  • 6 years ago
TIRANE-Një vit nga arrestimi i autorëve të dyshuar si grabitësit e blindave me para të bankave të nivelit të dytë në aksin Tiranë-Rinas. Prokuroria e krimeve të rënda kërkoi zgjatjen e afateve hetimore për Fatjon Xhuliun, Neim Avdylajn, Ditjon Memlikajn, Admir Çepjan, Dash Kupën, Ernest Kupën, Dritan Sinanin dhe Aleksander Muratajn. Nga ky grup ende në kërkim është Admir Murataj.


Kërkesa u miratua dhe hetimet u zgjatën me 3 muaj. Argumenti i prokurorisë për zgjatjen e afatit është bërë për shkak të pritjes së përgjigjeve të letërporosive të kompanive celulare për komunikimet e të pandehurve. Të arrestuarit, në muajin shkurt të vitit të shkuar grabitën blindat e një banke të nivelit të dytë. Dyshohet se ata morën plot 9 milionë dollarë