Report TV - Gjykata e Krimeve të Rënda burg për ish-kreun e ARRSH Dashamir Xhika dhe 2 ish-zyrtarët

  • 6 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' ndaj ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, dhe dy vartësve të tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Senaca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa tre ish-zyrtarët u njohën me masën e sigurisë.

Report Tv mësoi se ish-zyrtarët e rrugëve nuk kanë thënë asnjë fjalë gjatë seancës, e cila u drejtua nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ndërsa nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Krimet e Rënda për mos lejimin e mediave. Ndërkohë, nga seanca me dyer të mbyllura burime bënë të ditur për Report Tv se ish-zyrtari Albens Alite ka ofruar garanci pasurore për të hequr arrestin, një kërkesë që nuk është pranuar nga gjykata.