Report TV - Shkeljet për Tiranë-Elbasan Haxhinasto: Gati të hetohem

  • 6 years ago
Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar lidhur me hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzime në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Ai ka thënë se nuk shqetësohet as për hetimet dhe as për verifikimet, ndërsa shton se koha e gjyqeve politike ka ikur. Haxhinasto thekson se e gjithë veprimtaria etij në krye të trasporteve ka qenë në përputhje me ligjin.

"S?më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t?ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t?i përgjigjem politikisht shumë rreptë".

Recommended