Ora News - Kush ka pus do të paguajë taksë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët që kanë në përdorim një pus uji dhe i ofrohet shërbimi nga ujsjellësi do të paguajnë taksë. Drejtori i Politikave dhe Burimeve Ujore ka shpjeguar se ende nuk është vendosur një nivel për tarifat dhe se kjo pjesë do rregullohet me VKM por sipas tij për këtë kategori do parashikohet një tarifë minimaliste që ka si synim formalizimin.Ndërkohë Opozita ka kërkuar të përjashtohen nga tarifa për puset familjarët dhe fermerët.

Qeveria do të vendosë taksë për një pjesë të familjeve që përdorin puse uji. Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese drejtori i politikave dhe burimeve ujore tha se për konsumatorët do të ketë tarifë në ato raste kur familjet marrin shërbimin nga ujsjellësi. Sipas qeverisë tarifat do jenë minimaliste dhe kanë si synim të formalizojnë ujërat nëntokësorë

Arben Pambuku Drejtor i Politikave dhe Burimeve Ujore: Politika dhe filozofia e këtij ligji është uji do paguhet në çdo pikë të përdorimit të tij, për familjarët lidhur me puset kur nuk i është ofruar shërbim ujësjellës, tarifa është zero.

Opozita kërkoi që të përjashtohen nga kjo taksë familjarët dhe fermerët por ky propozim nuk u pranua nga maxhoranca.

Mima: Kushti jonë i vetëm është se individët pavarësisht se mund të regjistrohen me një akt formal duhet të jenë të përjashtuar nga fushëveprimi i kësaj, dhe fushëveprimi i ligjit ngelet vetëm tek burimet e përdorura nga personat juridik pra uji industrial i përdorur nga kompanitë e mëdhaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/taksa-puset-komisioni-i-veprimtarive-miraton-projektligjin

Category

📺
TV

Recommended