Ora News - Shkodër, mbetet në burg grupi kokaina

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

2 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Shkodrës e la në burg grupin ?Kokaina?. 7 të arrestuarit dolën përpara togave të zeza mëngjesin e së martës (6 shkurt 2018), për t?u përgjigjur mbi akuzat e ngritura ndaj tyre.

Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura u kryesua nga Izabela Radovani e cila pasi dëgjoi pretendimet e paleve, fillimisht të prokurorit të çështjes Albert Murçaj, e më pas të mbrojtjes, e cilësoi të ligjshëm ndalimin dhe caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? pa afat për 6 prej tyre dhe vetëm për Kristjan Ujkajn burg me afat 30 ditë.

Organi i akuzës paraqiti përpara gjykatës provat filmike dhe përgjimet që grupit në fjalë i janë kryer për 3 muaj me radhë, aq sa kanë zgjatur edhe hetimet.

Duke qenë se droga e kapur 2.3 kilogram kokainë është në laborator për tu ekzaminuar, ai kërkoi që të arrestuarit të mbahen në burg.

Burime të brendshme nga seanca gjyqësore, bëjnë me dije se avokati mbrojtës i menaxherit të lokalit, Helidon Markut e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin, por ka kërkuar masë më të butë, atë të arrestit në shtëpi, pasi nuk paraqet rrezik largimi.

Kjo është hedhur poshtë nga gjykata. Ndërsa për 6 të ndaluarit e tjere, pala mbrojtëse e ka quajtur tërësisht të paligjshëm arrestimin, duke kërkuar lirimin e tyre.

Në pretendimet e ngritura, është theksuar fakti se ato kanë qenë thjesht frekuentues të lokalit dhe nuk ka prova të mjaftueshme për akuzat që janë ngritur ndaj tyre.

Por trupa gjykuese e ka refuzuar një fakt të tillë. Sipas prokurorit të çështjes, gjatë hetimeve tre mujore është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke u?a shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Gjithashtu prokuroria ka paraqitur si prova materiale drogën e sekuestruar, 3 automje të tipeve Audi Q5, Ford "Fiesta? dhe BMW, 10 telefona celulare të markave te ndryshme, 489.000 lekë , 635 dollarë dhe 280 euro, gjithashtu është vënë nën sekuestër lokali "Sampa? në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.

Për më shumë lexoni në:


http://www.oranews.tv/article/shkoder-mbetet-ne-burg-grupi-kokaina