Report TV - Situata nga përmbytjet në Darëzezë të Fierit

  • 6 years ago
Pas uljes së nivelit të ujit dhe përmirësimit të motit, në fshatin Darëzezë të Fierit ka filluar edhe verifikimi dëmeve që lanë pas përmbytjet e kësaj fundjave.

Sipas Shtabit të Emergjencave Civile të Prefekturës së Fierit vetëm në Darëzezë janë përmbytur 8 banesa dhe 2 mijë ha tokë bujqësore, ndërsa duke përfshirë edhe njësinë administrative të Levanit dhe Frakullës, përmbytja ka përfshirë 5 mijë ha tokë bujqësore.

Gjithashtu edhe në fshatin Hoxharë kanë mbërritur grupet e verifikimit, ku ankesat e banorëve, më së shumti kanë qenë për bazën ushqimore për blegtorinë.

Gjatë kësaj fundjave për shkak të shirave të shumtë, lumi Vjosa doli nga shtrati dhe përmbyti disa fshatra në zonën e Fierit dhe të Vlorës, ku llogariten dëme të shumta materiale.