Report TV - Shefi i Shtabit në Report Tv, Kollçaku: Kemi nevojë për mjete më moderne

  • 6 years ago
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, ishte sot në studion e Report Tv, ku foli për operacionin më të fundit të forcave të FA në zonat e prekura nga përmbytjet. Kollçaku deklaroi se në tri ditë operacion për të shpëtuar të prekurit nga përmbytjet zbritën në terren mbi 200 forca të FA, mbi 40 mjete dhe 2 helikopterë.

Kollçaku vuri alarmin tek urat e dëmtuara nga dy përmbytjet e fundit, ajo e fillimit të dhjetorit 2017, dhe kjo e fillimit të shkurtit, duke thënë se janë rreth 75 ura që kanë pësuar probleme.

Shefi i Shtabit të FA tha se urat janë të kushtueshme dhe është kërkuar ndihma e aleatëve për ndërtimin e tyre, ndërsa kritikoi pushtetin lokal, duke thënë se ky i fundit duhet të ndërhyjë për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e urave të përhershme. Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes ndërton ura të përkohshme dhe nëse ata nuk mirëmbahen nga bashkitë vendi do të përballet me një situatë alarmante në një përmbytje të radhës.

Category

📺
TV

Recommended