Report TV - Burrë e grua një orë në ujë shpëtohen me gomone nga FA

Report TV

by Report TV

16 views
VLORE - Burrë e grua të bllokuar prej më shumë se një orë nga rrjedha e lumit Shushicë, pasi furgoni me të cilin ata udhëtonin u mbulua nga uji, janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura. Ka qenë rrjedha e lumit Shushicë e cila ka rrëmbyer furgonin duke e mbuluar në pak sekonda. Pas minutave të tëra paniku, Liljana dhe Bashkim Muhaj janë shpëtuar me një gomone nga Forcat e Armatosura, ku në ndihmë të ekipeve të emergjencës mbërriti edhe një helikopter "Cougar" i FA.