Ekskluzive/ Zbulohen bilancet e FSHF,2.3 mln € shpenzime për administratën

  • 6 years ago
Federatës Shqiptare të Futbollit i kushton plot 303 milionë lekë të reja aparati i saj burokratik. Këto janë shifrat që bëhen të ditura nga vetë FSHF në raportin vjetor të saj. ?Shqiptarja.com? zbardh Raportin financiar të vitit 2017 që do të paraqitet në Asamblenë e Durrësit më 7 shkurt. Sipas asaj që shkruhet në këtë raport të hartuar nga vetë FSHF-ja për vitin 2017 ajo ka pasur 13.3 milionë euro të ardhura dhe 10.3 milionë euro shpenzime.

?Federata Shqiptare e Futbollit e mbylli vitin 2017 me të ardhurat 1,813,838 mijë lekë (dmth 1,813,838,000 lekë të reja) dhe shpenzime prej 1,421,519 mijë lekë. Rezultati në fund të vitit 2017 llogaritet në tejkalim të të ardhurave mbi shpenzimet për shumën 392,319 mijë lekë?, thuhet në kërë raport. Pra siç shihet FSHF-ja në fund të këtij viti ka dalë me fitim nga aktiviteti i saj me plot 392,319,000 lekë të reja, pra rreth 3 milionë euro.

TE ARDHURAT
Nga të ardhurat e federatës shihet se zërin më të madh e ka të ardhurat nga grante. Këtu hyjnë grante që jepen nga shteti shqiptar, nga FIFA dhe UEFA.

Recommended