Reforma e ujit, nëndrejtoresha e UKT Evis Gjebrea: Pas bizneseve aksioni vijon për qytetarët

  • 6 years ago
Reforma e ujit ka nisur ashtu siç ishte paralajmëruar nga qeveria, për të folur lidhur me rezultatet e arritura dhe problemet e hasura ishte e ftuar në Report Tv, nëndrejtoresha e UKT Evis Gjebrea.

Gjebrea u shpreh se shumë qytetarë dhe biznese janë paraqitur për të lidhur kontrata dhe shlyer detyrimet e prapambetura. Për sa i përket personave që nuk kanë mundësi ekonomike qeveria ka ofruar mundësinë e pagesës me këste nëpërmjet lidhjes së akt marrëveshjes.