Ora News - Moti i keq, pezullohet lundrimi në Durrës dhe Vlorë, rrëzohen pemët në Lungomare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pemët e reja të mbjella buzë detit në Lungo Mare nuk e përballuan erën e fortë që përfshiu gjirin e vlorës këtë të shtunë

Era deri nmë 30 metra për sekondë i rrëzoi disa prej pemëve përgjatë shëtitores së Vlorës

Moti i keq mbajti për të dytën ditë të pezulluar lundrimin në det, ndërsa shkaktoi probleme në brendësi të qytetit

Trageti i linjës me Brindizin, nuk erdhi as të shtunën ndërsa kapiteneria nuk lejoi daljen në det as të mjeteve të tjera lundruese të cilat qëndrojnë në zonën e triportit

Forca e dallgëve arriti në 8 ballë në det të hapur

Në Dukat e Llogara ka probleme me furnizimin me energji elektrike pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin shpërndarës

Era e fortë deri në 50 km për orë dhe forca e dallgëve deri në 8 ballë në det të hapur paralizuan edhe portin e Durësit

Me urdhër të kapitenerisë sektori i peshkimit pezulloi punën sikurse edhe ngarkim shkarkimi në Portin më të madh të vendit

Por kjo situatë nuk ka ndikim në veprimtarinë e trageteve të cilët vijojnë normalisht udhëtimet nga Durrësi drejt Porteve Italiane dhe në Kthim

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/moti-i-keq-pezullohet-lundrimi-ne-durres-dhe-vlore