Ora News - "Më pëlqen, nuk më pëlqen", aktorja e Teatrit të Kukullave denoncon audicionet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas investigimit të emisionit BOOM në Ora News, të tjera probleme dalin me Teatrin e Kukullave që lidhen me mënyrën si realizohen produksionet artistike dhe si punësohen aktorët?

Aurora Qazimi, aktore e jashtme e këtij Teatri tregoi në intervistën e mbrëmjes në Ora News, fiktivitetin e të ashtëquajturave "audicione".

Qazimi: E vështirë është të jesh pjesë e këtij institucioni. Sa herë ka një thirrje për punë, del në faqen e fb dhe çudi nuk e kam parë kurrë në faqen e Ministrisë kjo thirrje teknikisht manipulohet. Herën e parë e dua vajzë dhe e dua vetëm me diplomë drame, kusht jo shumë i rëndësishëm sepse edhe në Teatrin Kombëtar ka regjisorë, madje më të mirë se aktorët që kanë mbaruar thjesht aktrim. Herën e dytë e dua djalë, e dua edhe regji edhe dramë nuk është e rëndëisishme. Herën e tretë e dua djalë, vinë dy djem dhe shpiket një audicion.

Audicioni është specifik, ti bën një audicion për një rol të caktuar nuk mund të bësh një audicion me anë të një përralle dhe të hedhësh poshtë një dosje, një jetë punë të tjetrit thjesht nga një përrallë. E çon çështjen në më pëlqen, nuk më pëlqen, kjo është abuzive. Ka një komision prej aktorësh shumë të nderuar në pjesën e tyre por nuk e njohin fare Teatrin e Kukullave, janë thjesht aktorë.Ky është një teatër specifik, ka specifikën e kukullës.

Herën e fundit për të cilën njoftova Ministren dhe mu përgjigj e hapur dhe më tha ti shkruaja më gjatë në emailin e saj personal, por atë ditë ndodhi çështja e BOOM. Ishte hera e dytë që kjo çështje po tentohej të kthehej në historike për të anashkaluar njerëz. Anashkalohet një jetë e tërë pune dhe vendoset një aktor përballë një studenti që sapo ka mbaruar, tregojnë një përralllë, këndojnë një këngë dhe gjithë çështja bëhet mua më pëlqen, mua nuk më pëlqen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/me-pelqen-nuk-me-pelqen-aktorja-e-teatrit-te-kukullave-denoncon-audicionet

Category

📺
TV

Recommended