Report TV - Erind Bejko në Report TV: Konkurs publik për administrimin e pallateve

  • 6 years ago
I ftuar në emisionin ?45 minuta? të drejtuar nga gazetari Denis Minga në Tv Report, Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë Tiranë, shpjegoi disa detaje të rëndësishme për qytetarët, lidhur me tarifat mujore që do t?u duhet të paguajnë për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta nëpër pallate, si dhe për zgjedhjet e administratorëve.
?Në rastet e pallateve, ku administrimi bëhet me marrëveshje mes banorëve, administratori i takon këtyre të fundit që ta zgjedhin. Ndërsa në rastet kur banorët caktojnë një kompani administrimi, administratorin e cakton kjo e fundit. Ka rreth 300 pallate në Tiranë ku nuk ka zgjedhje të administratorit për shkak të konflikteve mes banorëve, në këtë rast ne si bashki detyrohemi sipas ligjit të çojmë një kompani administrimi? ? tha Bejko.

Recommended