Rudina/ Elton Ilirjani: Kur kuptova qe me terhiqnin meshkujt (01.02.2018)

  • 6 years ago
Sipërmarrësi dhe drejtues i një agjencie punësimi Elton Ilirjani është komentuar shumë pas deklaratës së tij në programin Opinion, ku pranoi publikisht se është gay.
Sot Ilirjani ishte i ftuar në ?Rudina?, në Tv Klan nga ku tregoi historinë e jetës së tij dhe vështirësitë e të qenit ndryshe.
?Unë se kam menduar si preferencë tjetër, por si preferencë e imja dhe pikë. Unë e kam ndjerë që në moshën 11-vjeçare kur shihja filma, më tërhiqnin meshkujt. Mua më dukej normale, ndërkohë njerëzit habiteshin me mua. Mua kur kam qenë i vogël kam qenë fëmijë shumë i bukur. Nuk jam ndjerë i diskriminuar, familja ime më mbronte. Kur kam ikur nga Tepelena në Qipro vura re një formë tjetër të diskriminimit. Vendet e Azisë kishin një formë të shprehur dhe të pa shprehur të diskriminimit. Unë jam shumë konservator. Unë kam sjellë një formë të re. Për mua plasi bomba në Tiranë në rrjetet sociale: Ky gei të punëson apo ka punët më të mira, etj. Unë nuk kam patur marrëdhënie seksuale me asnjë në qytetin tim. Kur fillova të ndjej diçka për dikë i shkruajta një letër, ue mori vesh gjithë qyteti. Por aty kuptova që nuk duhet të ndalesha?, tha Ilirjani.

Recommended