Report Tv siguron videon ekskluzive, dy zyrtarë të PD godasin një qytetar

  • 6 years ago
EKSKLUZIVE - Kamera e Report TV ka fiksuar momentin e një icidenti ku janë përfshirë dy zyrtarë të lartë të PD dhe një qytetarë i moshuar. Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadilli dhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit.

Siç shihet nga pamjet e fiksuara ekskluzivisht nga kamera e Report TV atyre i është afruar një person i cili ka nisur të ulërasë. Sekretari organizativ i PD Enno Bozdo ka tentuar ta qetësojë duke bashkëbiseduar por ka dështuar ta bindë atë. Situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.

Category

📺
TV

Recommended