Veliaj: Pemët, më shumë oksigjen për fëmijët - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 6 years ago
Fëmijët e shkollave të Tiranës janë aleatët më të mirë të nismës ?Dhuro një pemë?, e cila do të kulmojë në 21 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Rreth 100 nxënës të shkollave ?Montessori? dhe ?Protagonistët? iu bashkuan dje punonjësve të Bashkisë së Tiranës, për të mbjellë fidanë të rinj ulliri e mimoza në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial. I ftuari special për fëmijët ishte edhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi.