Fier, qëllohet me armë zjarri një 19-vjeçar, plagoset në këmbë

  • 6 years ago
FIER-Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Çlirim. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë.

I riu me inicialet R.Gj. ka një plagë në këmbë, ndërsa policia deklaron se ende mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes. Aktualisht ai ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në pyetje janë marrë disa dëshmitarë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Category

📺
TV

Recommended