Ora News - Atentati në Tiranë, hetohet pista e hakmarrjes për pazaret e drogës në Spanjë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Domart Konjari është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së Devi alias Defrim Kasmi mbrëmjen e së hënës, 29 janar 2018, në Tiranë.

Shkak dyshohet të jetë hakmarrja për konfliktet e për pazaret e drogës në Spanjë. Ekzkutimi i 41 vjeçarit ishte i tipit mafioz pasi sipas dëshmitarëve Devi Kasmi u qëllua nga dy persona që e ndoqën me motor, sapo doli nga banesa ku qëndronte me qera prej pak kohësh .

Mesohet se viktima ka pasur në pronësi një palestër dhe një shtypshkronjë ndërsa veç një dënimi për falsifikim dokumentesh në vitin 2010 ishte skeduar për lidhje me personazhe të njohur të krimit në Tiranë.

Pranë vendit ku u gjet trupi i 41-vjeçarit, policia gjeti edhe dy armë zjarri pistoleta që besohet se mbaheshin nga viktima.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 9 gëzhoja ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e shkëmbimit të zjarrit. Ndërsa gjatë kontrollit në apartametin ku banonte mesohet se i janë gjetur 3 kilogramë kokainë dhe një armë tjetër automatik me silenciator .
Pista kryesore që po heton policia është ajo e konflikteve për shkak të aktivitetit criminal ne fushen e trafikut te lëndëve narkotike . Mësohet se prej kohësh mes tij dhe Domard Konjari kishte nje armiqësi. Kjo per shkak të konfikteve të nisura vite me parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/Atentati%20n%C3%AB%20Tiran%C3%AB,%20zbulohet%20identiteti%20i%20autorit%20t%C3%AB%20dyshuar%20p%C3%ABr%20vrasjen%20e%20Devit%20Kasmit