Ora News - Surprizat e protestës së opozitës, nga dordolecët tek 'Audi' AA 003 GB

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një protestë pa flamuj partiakë. Kështu është konceptuar marshimi i opozitës kundër qeverisë që do të nisë në orën 12:00 para Kryeministrisë dhe pritet të mbyllet në orën 16:00.

Protestuesit që po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë mbajnë me vete më automjetet e tyre targën që opozita e cilëson simbol të narkotrafikut shtetëror AA 003 GB, Audi i ish-Ministrit Tahiri që ua shiti vëllezërve Habilaj.

Opozita thotë se protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet ?narkoshteti? dhe ?të paprekshëm? për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës.

Ndërkohë portreti gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës u vendos në sheshin "Skëndërbej". Opozita e cilëson simbol të viktimës nga mafia e plehrave.

Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin ?Drejtësi për Ardit Gjoklaj?. Banderola u hoq nga policët bashkiakë si e paligjshme.

Ndërkohë disa të rinj perdoren nje instalacion si kurore mbretërore për kryeministrin Rama që e cilësojnë si mbretin e kanabisit. Kurora eshte me diameter 2 metra dhe ne krye te gureve te çmuar te krimit eshte portreti i Edi Rames.

"Kurora eshte simbol i faktor se keto 5 vjet, Edi Rama ndertoi ne Shqiperi Mbreterine e Krimit dhe te Droges" thotë PD.

Më tej PD sqaron se "bashkepunetoret e Rames per te blere pushtetin dhe per ta mbajtur ate jane vendosur ne kurore me portretet e Saimir Tahirit,Moisi Habilaj,Emiljano Shullazit, Lul Berishes, Klement Balilit. Pjese e ketij instalacioni eshte edhe nje divan, ku Edi Rama eshte i ulur me te njejtet kriminele. Per te mbrojtur keta dhe nepermjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtesise nen kontroll. Disa prej tyre kane dale nga burgu, te tjere nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe per pjesen tjeter po deshtohen hetimet".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fotolajm-zbulohen-pankartat

Category

📺
TV

Recommended