Stop - “Stop” regjistron vogëlushen në kopsht, pas sorollatjeve disa mujore! (25 janar 2018)

RTV KLAN

by RTV KLAN

3 views
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? trajton sot problemin e regjistrimit në mes të vitit të fëmijëve në cerdhe e kopshte.Drejtoresha e qendrës së cerdheve Enkeleda Isaku, thotë, se nëse fëmija nuk paraqitet që në fillim, regjistrimi bëhet vetëm për kategori prioritare.Ndërsa për kopshtet, drejtoresha e DAR, Arjola Byzaka thotë, se nuk ka asnjë pengesë. Por realiteti është ndryshe. Elona Frangu, banore e njësisë numër 7 në kryeqytet, nuk ka mundur ta regjistrojë vajzën e saj në kopshtin ?Xixëllojat?, ku i takon, edhe pse është paraqitur në fillim të shtatorit.Drejtoresha e kopshtit, Tefta Haxhiaj, thotë, se nuk ka vende, por pas këmbënguljes së gazetares ?e gjen? një vend për vogëlushen Meri.